Konkurs për Sekretar në NPL “Stacioni Autobusëve” Sh. A. Prishtinë, 25-09-2019

N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A., Prishtinë, në bazë të nenin 25 paragrafi 2 pika (h) të Ligjit për Ndërmarrjet Publike, Nr. 03/L-087, ndryshim plotësimin e Ligjit për NP-të Nr.04/L-111 neni 13, nenit 26 të Statutit të Ndërmarrjes, vendimit nr.02/1181 të datës 22.07.2019 të  Bordit të Drejtoreve, ripublikon:

K  O  N  K  U  R  S

Pozita e punës: Sekretar/Këshilltar i Përgjithshëm (1 pozitë).

Kohëzgjatja e kontratës: 3 vite, me mundësi vazhdimi.

Orari i punës: I plotë.

Vendi: Prishtinë 

Kualifikimet dhe përgatitja profesionale

  • Të posedojë diplomë universitare-Fakulteti Juridik (jurist i diplomuar ose master në shkenca juridike);
  • Të posedojë së paku pesë (3) vite përvojë profesionale;
  • Të plotësojë kushtet e kualifikimit sipas nenit 17.1 si dhe të plotësojë kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.2 pikat (d),(f),(j),(k),(l) të Ligjit nr.03/L -087 të Ndërmarrjeve P. dhe Plotësim Ndryshimit të LNP nr.04/L-111 neni 13;
  • Të posedojë njohuri të punës me kompjuter;
  • Provimi i jurisprudencës (e dëshirueshme);
  • Njohja e gjuhës angleze (e dëshirueshme);

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

Sekretari i ndërmarrjes ka këto detyra dhe përgjegjësi:

  • Shërben si sekretar i Bordit të Drejtorëve dhe është pikë qendrore e Komunikimit me Komisionin Komunal tё Aksionarëve mbi funksionimin e N.P.L “Stacioni i Autobusëve” SH.A;
  • Tё sigurojë përcjelljen e procedurave nga Bordi, ku bëjnë pjesë organizimi i takimeve tё Bordit, komiteteve të Bordit dhe aksionarëve dhe në bashkëpunim me Kryesuesin e Bordit bënë përgatitjen dhe shpërndarjen e rendit të ditës për mbledhjet e Bordit;
  • Tё mbajë procesverbalin e takimeve dhe ti shpërndajë ato tek drejtorët dhe Komisioni Komunal i Aksionarëve;
  • Të mbajë procesverbalin e secilës mbledhje të Bordit të Drejtorëve dhe Komisionit të Auditimit (nëse nuk kërkohet ndryshe nga kryesuesi i tyre), dhe ti regjistrojë ato në librin e protokolit;
  • Vepron si agjent i ndërmarrjes për pranimin e njoftimeve, të bëjë sigurimin e rrjedhjes sё mirё tё informatave brenda Bordit, komiteteve tё tij dhe nё mes tё Bordit dhe menaxherëve tё lartё tё Ndërmarrjes;
  • Këshillat dhe shërbimet e Sekretarit të Korporatës duhet të jenë në dispozicion të të gjithë drejtorëve të Bordit dhe duhet të sigurojë, që ato përputhen me procedurat e Bordit.
  • Mirëmban regjistrin e të dhënave të ndërmarrjes;
  • Përcjell ndryshimet ligjore, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen duke informuar Bordin dhe menaxhmentin e kompanisë për ndryshimet si dhe përgatitë udhëzimet e nevojshme për menaxhmentin e kompanisë;
  • Kryen të gjitha arkivimet, publikimet dhe/ose zbulimet për autoritetet përkatëse, siç mund të kërkohet me Ligjin për ndërmarrjet publike ose nga statuti i ndërmarrjes;
  • Koordinon me KE përgatitjen e letrave (dokumenteve) për mbledhjet e Bordit të Drejtorëve;
  • Merret me çështjet tjera tё qeverisjes së ndërmarrjes sipas nevojës.

Dokumentacioni i kërkuar:

Kandidati, duhet ta dorëzoj aplikacionin me dokumente në pliko te mbyllur ne administraten e ndermarjes NPL ”Stacioni i Autobuseve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine.

  1. Aplikacioni për punësim (shkarkohet nga web-faqja e SAP https://www.sap-rks.com/sq/konkurse/;
  2. Një deklaratë nën betim të nënshkruar nga kandidati se i plotëson kriteret e pavarësisë sipas nenit 17.1 dhe nenit 17.2 (forma mund të shkarkohet nga ueb faqja e Stacionit të Autobusëve https://www.sap-rks.com/sq/konkurse/ ;
  3. Letër motivuese;
  4. Dëshmi mbi shkollimi;
  5. Dëshmi mbi përvojën e punës;
  6. Kopja e letërnjoftimit;
  7. Kandidati së bashku me aplikacionin duhet të dorëzojnë edhe vërtetimin nga gjykata kompetente se i njëjti nuk është nën hetime – jo më të vjetër se 6 muaj.

-Çdo përgënjeshtrim i materialit, qoftë i qëllimshëm ose nga neglizhenca ose ndryshim materiali nga informatat e dhëna në deklaratën e sipër cekur do të rezultojë në skualifikimin e menjëhershëm.

Informata të përgjithshme:

-Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjitha qytetarët pa dallim.

-Ndërmarrja ofron mundësi të barabarta, inkurajon dhe promovon angazhimin e punëtorëve, pjesëtarë të të gjitha komuniteteve dhe të gjinive të ndryshme.

Mënyra e Aplikimit:

Aplikimi mund të bëhet permes dorezimit te aplikacionit me dokumente në pliko te mbyllur ne administraten e ndermarjes NPL ”Stacioni i Autobuseve” SH.A, Rr. Bill Clinton p.n. ne Prishtine.

Konkursi është i hapur nga data 26.09.2019  dhe përfundon më datë 10.10.2019 në ora 16:00.