Arrihet marrëveshja për ulje të peronzimit

Arrihet marrëveshja në mes të Operatoreve Transportues dhe NPL  Stacioni i Autobusëve SH. A.  Prishtinë  për ulje të peronzimit, të gjithë Operatoret Transportues obligohet të bëjnë nisjen nga Stacioni.

 

Oda Ekonomike e Kosovës së bashku me Shoqatën e Transportuesve kanë nënshkruar marrëveshjen ku për qëllim kanë uljen e çmimeve në transportin ndërkombëtar, regjional, ndërurban dhe transportin sezonal.

Kryetari i Shoqatës së Transportuesve, Ruzhdi Kurtishaj,  tha se me marrëveshjen e re që u nënshkrua sot, transporti ndërkombëtarë do këtë ulje të çmimit rreth 30%. Pas një pune sot finalizuam marrëveshjen e peronizimit për transportin ndërkombëtarë, regjional dhe ndërurban. Është një harmonizim i qëndrimeve tona të përbashkëta dhe një vullnet i mirë ku të gjithë së bashku kemi qëllim që Stacioni i Autobusëve është një stacion i cili mbledh të gjitha bizneset e këtij sektori, por edhe qytetarët si destinacion që marrin shërbimet që ata kanë nevojë”, tha ai.

Ne sot kemi arrit që për tarifat ndërkombëtare të kemi një zbritje 30% si dhe për transportin ndërurban kemi zbritje prej 15% për të gjitha linjat dhe për transportin sezonal të jenë vetëm nga 5 euro”, tha ai.

Kurtishaj tha se me marrëveshjen e re të gjitha linjat e autobusëve, qoftë ato ndërkombëtare, sezonale apo regjionale, do të obligohen që të gjitha nisjet e tyre t’i kryejnë nga Stacioni i Autobusëve. “Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët të shfrytëzojnë Stacionin e Autobusëve dhe iu bëjmë thirrje që të gjitha nisjet të bëhen nga stacioni i autobusëve”, u shpreh ai.

Kryeshefi Ekzekutiv i Stacionit të Autobusëve, Luan Hoti, tha sot më në funde erdhëm më një kompromis ku të dy palët u pajtuam për një çmimore të re, çmimore kjo e cila do të jetë me periudhë kohore 6 muaj,  e gjithë kjo ka të bëjë më vazhdën e ndryshimeve apo reformave të cilat  do ti sjellim sa i përket shërbimeve të udhëtarëve në Stacionin e Autobusëve. Shpreson që kjo marrëveshje do ndikojë që të gjithë transportuesit t’i sjellë në Stacionin e Autobusëve.

Kryetar i Bordit të Stacionit të Autobusëve Faton Raci, tha se me marrëveshjen e re duhet të identifikohet vendi se nga nisen autobusët.

Kërkojmë edhe nga Komuna e Prishtinës që të bëjnë të pamundurën për eliminimin e transportit ilegal apo transportin e kombibusëve ngase është transport që po e dëmton shumë këtë sektor. Nisma e Komunës është me vend dhe pres të sjellë rezultate sepse duhet të identifikohet vendi ku duhet të nisen autobusët dhe të gjitha linjat e tyre e jo të nisën nga aty ku iu vie më lehtë, pasi kjo kryeqytetit po i krijon një imazh më të keq”, u shpreh Raci.