Misioni i ndërmarrjes

Mision i ndërmarrjes është ofrimi i shërbimeve kualitative dhe të drejta për pasagjerët – që shfrytëzojnë shërbimet e Stacionit dhe të bizneseve që operojnë në kuadër të hapësirave të ndërmarrjes, dhe për operatorë të ndryshëm të transportit që operojnë nga apo nëpërmjet Stacionit të Autobusave në Prishtinë.

Së këndejmi ndërmarrja, nëpërmjet ngritjes së cilësisë së shërbimeve, synon të rris të hyrat e saj duke krijuar kështu një ndërmarrje publike komunale me të hyra të qëndrueshme financiare.

Vizioni

Vizioni i ndërmarrjes është që në vazhdimësi të ofrojë shërbime sa më cilësore për publikun dhe klientët, por edhe të ketë një qëndrueshmëri financiare, ngase këto dy elemente janë qenësore  për zhvillimin dhe modernizimin e mëtutjeshëm të Stacionit të Autobusave – që krahas aeroportit të vendit, sigurisht se përfaqëson portën kryesore për hyrje në Kosovë, si dhe për udhëtime brenda apo jashtë vendit.

Si rrjedhojë, NPL Stacioni i Autobusëve sh.a. Prishtinë planifikon të mbetet një qendër e rëndësishme e ofrimit të shërbimeve për klientët e vetë të shumtë, qofshin ata vendorë ose ndërkombëtarë.

Planifikimin dhe krijimin e mundësive të reja për zhvillim e modernizim e kemi nisur që tani, ndërkohë që brenda një të ardhmeje të afërt do të nisim edhe me implementimin konkret të  projekteve të shumta që synim kanë ofrimin e shërbimeve moderne shtesë, qofshin ato direkte apo online, nëpërmjet të cilave Stacioni i Autobusave do të ketë rritje të vazhdueshme të të hyrave, por edhe ngritje të imazhit të ndërmarrjes, të kryeqytetit dhe të vendit.

Natyrisht, për arritjen e gjithë këtyre objektivave në asnjë moment nuk do të anashkalohet bashkëpunimi me partnerë vendorë, e as me ata ndërkombëtarë. Investimet dhe partneriteti publiko-privat është vetëm një prej mundësive të shumta në këtë drejtim – natyrisht, gjithnjë duke u bazuar në ligjet dhe dispozitat ekzistuese ligjore.