Kliko në linkun e mëposhtëm për të parë Linjën e Aeroportit me "Trafiku Urban"
Aplikacioni për Lokalizim të Autobusëve

Të nderuar qytetarë!

Komuna e Prishtinës e ka ofruar për shfrytëzim aplikacionin mobil përmes të cilit mund të lokalizoni autobusët dhe stacionet afër vend-ndodhjes tuaj.

​Aplikacioni shkarkohet lehtë, i thjeshtë për përdorim dhe efektiv.

Pyetjet e zakonshme:

1) Si të shkarkojmë aplikacionin?
– Aplikacionin mund ta shkarkoni duke klikuar mbi Play Store apo App Store, varësisht se çfarë telefoni mobil posedoni.

2) Çfarë paraqesin ngjyrat e autobusëve që shfaqen me hapje te aplikacionit?
– Autobusët me ngjyrë të verdhë janë në Linjën 1, me ngjyrën e gjelbër janë të Linjes 3, kurse me ngjyre të kaltër janë të Linjës 4.

Sqarim: gjatë ‘’lundrimit’’ në hartën e aplikacionit, nëse klikoni mbi ikonen e autobusit do të shfaqet rrugëtimi apo relacioni i njërës nga tri linjat e qarkullimit të autobusëve të N.P.K. TRAFIKU URBAN, Prishtinë.