Njoftim mbi rezultatin përfundimtar të konkursit për ZKFTH

Bordi i Drejtorëve i NPL Stacioni i Autobusëve sh.a. Prishtinë njofton se, pas shqyrtimit të detajuar të aplikacioneve të pranuara për pozitën e Zyrtarit Kryesor të Financave dhe Thesarit (ZKFTH), gjegjësisht pas përmbylljes së dy fazave të intervistimit të kandidatëve që i plotësonin kushtet e konkursit, dhe pas skadimit të afatit të paraparë për ankesa, njofton se dy kandidatët që mblodhën më së tepërmi pikë janë si në vijim:
1. Arianit Grezda…………. 101 pikë;
2. Vlora Gojani……………….93 pikë;
Rrjedhimisht, z. Arianit Grezda shpallet fitues i konkursit të datës 18.07.2019, për ZKFTH të NPL Stacioni i Autobusëve sh.a. Prishtinë.
Kandidati fitues mund të lajmërohet në Zyrat e ndërmarrjes për t’u informuar për procedurat e mëtutjeshme.
Me nderime,
Bordi i Drejtorëve
NPL Stacioni i Autobusëve sh.a. Prishtinë