Është përmbyllur suksesshëm procesi i përzgjedhjes së Kryeshefit të ri të Ndërmarrjes Publike Lokale “Stacioni i Autobusëve”.

Bordi i Ndërmarrjes dhe përfaqësuesit e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar vlerësuan se i tërë procesi ka qenë i organizuar shumë mirë, me transparencë të plotë, dhe janë përzgjedhur më të mirët. Edhe paneli vlerësues, edhe përfaqësuesit e Ambasadës, kanë radhitur njësoj kandidatët që janë intervistuar.

Si rrjedhojë, në fund të këtij procesi, më së shumti pikë mori kandidati Luan Hoti. Ai tashmë është zgjedhur Kryeshef  Ekzekutiv  i NPL “Stacioni i Autobusëve”.